SI KUKULL/ Njihuni me vajzën e Madonës shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
SI KUKULL/ Njihuni me vajzën e Madonës shqiptare (FOTO)

SI KUKULL/ Njihuni me vajzën e Madonës shqiptare (FOTO)

Elda Shabani e njohur si Madona shqiptare ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku tregoi se gjithë këto vite i është përkushtuar familjes dhe dy fëmijëve, djalit 20 vjeç dhe vajzës, 12 vjeç. Elda tregoi se nuk ka hequr dorë nga muzika dhe së shpejti do të rikthehet me një koncert.

Këngëtarja tregoi se në Zvicër punon si psikologe, por shpeshherë ka kënduar edhe në festa e dasma.

Emisionit iu bashkua edhe vajza e saj bukuroshe, Livia të cilës Elda i ka mësuar shqip, pavarësisht se prej vitesh jeton në Zvicër.

Livia u shpreh se kur të rritet dëshiron të bëhet psikologe dhe këngëtare, ashtu si mami.

Madje vogëlushja me zërin e saj të ëmbël bëri një duet me të ëmën live në emision duke kënduar këngën “Çelësi i zemrës”.

Elda zbuloi se Livia po përgatit një CD me këngë fëmijësh në gjuhën shqipe./Xing.al