VJOLLCA HOXHA E KA VESHUR DY VITE MË PARË/ Një prej fustaneve që iu ra në sy të gjithëve në “Oscars 2020” – AlpeGossip
VJOLLCA HOXHA E KA VESHUR DY VITE MË PARË/ Një prej fustaneve që iu ra në sy të gjithëve në “Oscars 2020”

VJOLLCA HOXHA E KA VESHUR DY VITE MË PARË/ Një prej fustaneve që iu ra në sy të gjithëve në “Oscars 2020”

Si në çdo event të rëndësishëm, edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar një pjesë e vëmendjes u përqendrua tek veshjet e yjeve. E teksa emrat më të rëndësishëm të botës së artit parakaluan në tapetin e kuq, redaksisë së “News31.al” nuk mund t’i shpëtonte një detaj në veçanti…

Vanessa Nadal u shfaq përkrah kompozitorit Lin-Manuel Miranda veshur me një fustan të bardhë të Alexander McQueen, që nuk e shohim për herë të parë. Të njejtën zgjedhje, Vjollca Hoxha e ka bërë në 2018-tën, kur dasma e Sarës dhe Ledionit u bë kryefjalë e mediave rozë.

Familja Hoxha njihen për stilin dhe shijet e tyre të veçanta si për veshjet, ashtu dhe për stilin e jetesës. Të ftuarit specialë u komentuan gjatë lidhur me paraqitjen në ceremoninë private të organizuar në Lago di Como, ndërsa Vjollca Hoxha spikati më së shumti ndër postimet që u ndanë në rrjet.

Fustani i bardhë me detajet e punuara mbi supe duket se ka qenë një zgjedhje ideale edhe për tapetin e kuq të Oscar, ndonëse plot dy vite më pas. E me gjithë elegancën që e karakterizon, jo më kot këta emra të njohur kanë preferuar të tërheqin vëmendje me krijimin e Alexander McQueen…