Jo gjepura apo sa për sy e faqe! Si e uruan të famshmit ditën e gruas (FOTO) – AlpeGossip
Jo gjepura apo sa për sy e faqe! Si e uruan të famshmit ditën e gruas (FOTO)

Jo gjepura apo sa për sy e faqe! Si e uruan të famshmit ditën e gruas (FOTO)

8 Marsi i çdo viti përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

E ndërkohë që në çdo vend dhe çdo vit festohet ndryshe, urimet janë ato që mbeten të pandryshuara.

Edhe vipa-t shqiptarë e kanë nisur mëngjesin e sotëm me urimet më të bukura për mamatë e tyre. Ja disa prej tyre:

Zaimina e feston këtë vit për herë të parë 8 marsin, si mama. Madje sot, bashkë me urimin, zbuloi për herë të parë edhe fytyrën e vogëlushes Khloe.

Ermal Mamaqi shfaqet duke treguar shprehje për nënën dhe uron të shtrenjtën e tij: Gëzuar mam’.

Alban Osmani: ‘Nënë moj e bardha ime Bora të dua shumë’, shkruan moderatorja.

Dafina shkruan: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas “Kemi lindur mbretëresha, term që unë e kam kthyer në ‘Mbret’.

Dua Lipa poston foton me mamin dhe motrën dhe uron 8 Marsin për të gjitha femrat në botë.

Klaudia Pepa e ka treguar gjithnjë se ka një lidhje të veçantë me mamanë e saj të cilës i bën urimin e veçantë edhe sot.

Ndërsa Lori Hoxha ka uruar me një mesazh të gjatë dhe kuptimplotë ku tregon se femrat ia dalin edhe vetë në jetë.

Aurela Gaçe uron me fotot e dy gjysheve të saj.