SKANDALI/ Filmi “Ujku i Wall Street” është i financuar ilegalisht… – AlpeGossip
SKANDALI/ Filmi “Ujku i Wall Street” është i financuar ilegalisht…

SKANDALI/ Filmi “Ujku i Wall Street” është i financuar ilegalisht…

Në vitin 2013 ishte një ndër filmat më të pëlqyer për pasqyrimin origjinal, plot hije dhe mashtrime brenda botës së financës amerikane. Por paradoksalisht, Ujku i Wall Street-it është krijuar pikërisht përmes mënyrave të errëta e të dyshimta të financimeve.

Filmi me regji të Martin Scorcese-s dhe interpretimin e shkëlqyer të Leonardo DiCaprio-s, është financuar nga para të paligjshme, të një fondi malajzian, i përfshirë në një skandal të madh financiar.

Shtëpia kinematografike që prodhoi filmin, Red Granite Pictures, pranoi shkeljen duke derdhur plot 60 milionë dollarë dëmshpërblim, në arkat e shtetit amerikan.

Ujku i Wall Street ishte nominuar në 5 kategori Oscar në vitin 2013, por pa mundur të rrëmbejë asnjërën. Zhgënjimi ishte i madh për DiCaprio-n, i cili u ngushëllua në vitin 2016 me The Revenant.