“U NDJEVA…”/ Pas deklaratave për DHUNË e varësi nga alkooli, reagon bashkëshorti i Palomës – AlpeGossip
“U NDJEVA…”/ Pas deklaratave për DHUNË e varësi nga alkooli, reagon bashkëshorti i Palomës

“U NDJEVA…”/ Pas deklaratave për DHUNË e varësi nga alkooli, reagon bashkëshorti i Palomës

Paloma ka rrëfyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ se është dhunuar vite më parë nga bashkëshorti. Ajo zbuloi se bashkëshorti e ka përplasur në tokë, madje e ka kërcënuar dhe me thikë. Paloma tha se ka duruar 8 vite me radhë, mirëpo në vitet e fundit, situata u rëndua.

‘Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më përplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën”, tha ajo brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i bashkëshortit të saj, Alandy, i cili ka folur ditën e sotme, duke thënë se ai nuk i ka fshehur kurrë problemet me alkoolin, por është ndjerë i lënduar pasi Paloma e ka ekzagjeruar pak duke e përsëritur këtë detaj të jetës së tyre.

“Unë nuk fsheh çfarë kam bërë në jetë dhe nuk i kam fshehur ndonjëherë problemet që kam pasur me alkoolin. Por, tashmë u bënë dy vite që unë vetëm po prodhoj muzikë të mirë dhe i jam dedikuar familjes. U ndjeva pak i lënduar që po e tregonte disa herë. Sepse nuk më mërzit fakti që i tregon historitë e jetës, por fakti që i përsërit shumë shpesh.” -u shpreh Alandy përmes telefonit.

Producenti i shtoi se ka dy vite që i është dedikuar plotësisht familjes dhe muzikës së mirë. Fakt, që e theksoi edhe Paloma, e cila tha se reagimi i saj dhe forca për t’u rehabilituar nga varësia tashmë i ka berë që të kenë një familje të shëndetshme.