SHTATZËNË PËR HERË TË DYTË/ Xhensila i bën urimin më të ëmbël motrës së Besit (FOTO) – AlpeGossip
SHTATZËNË PËR HERË TË DYTË/ Xhensila i bën urimin më të ëmbël motrës së Besit (FOTO)

SHTATZËNË PËR HERË TË DYTË/ Xhensila i bën urimin më të ëmbël motrës së Besit (FOTO)

Ditën e djeshme, motra e aktorit të njohur të humorit, Bes Kallakut, dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë. Në profilin e saj në Instagram ajo publikoi një foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur e veshur me fustan të zi.
“Veç lutje për ty që së shpejti të të kem në krahë.”- shkruante Ana Kallaku krahas postimit ku prekte me njërën dorë barkun e saj.

Ditën e sotme, ishte këngëtarja Xhensila Myrtezaj ajo që e ka uruar kunatën në rrjetin social Instagram. Ajo ka publikuar foton e Anës dhe krahas saj ka bërë urimin e ëmbël për Anën dhe bebushin që pritet të vijë në jetë.

“Amla dhe Ajka mezi po të presin. Ana dhe Erjon, shumë e lumtur për ju.”- janë fjalët e Xhensilës në postim.