“NE NUK I PËRZIEJMË KABLLOT”/ Gjiko i thotë troç Elitës se cfarë nuk i pëlqen tek ajo – AlpeGossip
“NE NUK I PËRZIEJMË KABLLOT”/ Gjiko i thotë troç Elitës se cfarë nuk i pëlqen tek ajo

“NE NUK I PËRZIEJMË KABLLOT”/ Gjiko i thotë troç Elitës se cfarë nuk i pëlqen tek ajo

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit shqiptar. Së fundmi Elita ka treguar se sa mirë e njeh bashkëshorti dhe e gjitha me anë të një videoje.

 

Në kanalin e saj të Youtubit, Elita ka realizuar vlogun e titulluar “Sa mirë më njeh burri?”. Ajo i ka drejtuar Gjikos disa pyetje të cilave reperi iu është përgjigjur shumë sinqerisht, një prej të cilave është: “Cfarë nuk të pëlqen te unë?”. Gjiko ka zbuluar se nuk i pëlqen që Elita flet shumë dhe në një muhabet përfshin disa tema njëherësh.

“Cfarë nuk më pëlqen te ti? Ke atë që e kanë gjithë femrat. Psh në muhabet kalon nga një temë në një temë tjetër, prej atje këtu, vec m’u kap diku. Ndoshta është dhe aftësia e gazetares, se ne djemt e kemi kur flasim, flasim vetëm për një temë edhe nuk i përziejmë kabllot”, është shprehur reperi.