TËRMETI/ Kledi Kadiu dhe Albi Nako i vijnë në ndihmë njerëzve të prekur, dhurojnë fitimet e tyre (FOTO) – AlpeGossip
TËRMETI/ Kledi Kadiu dhe Albi Nako i vijnë në ndihmë njerëzve të prekur, dhurojnë fitimet e tyre (FOTO)

TËRMETI/ Kledi Kadiu dhe Albi Nako i vijnë në ndihmë njerëzve të prekur, dhurojnë fitimet e tyre (FOTO)

Pas tërmetit që shkundi Shqipërinë ditën e djeshme me pasoja fatale, në ndihmë të njerëzve në nevojë i ka ardhur balerini Kledi Kadiu dhe Albi Nako. Së bashku ditën e djeshme ata do organizonin një workshop, por ky event u anullua për shkak të situatës së rënduar.

Albi Nako përmes një postimi që ka bërë në rrjetin e tij social “Instagram”, ka shprehur ngushëllimet për familjet e prekura dhe ka treguar se çdo fitim i këtij workshopi që u shty në datën 3 dhjetor do shkojnë për të gjithë njerëzit në nevojë.

“Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘ëorkshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘ëorkshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar koreografi.