Plot me surpriza/ Alban Skënderaj sapo publikoi klipin e ri (VIDEO – AlpeGossip
Plot me surpriza/ Alban Skënderaj sapo publikoi klipin e ri (VIDEO

Plot me surpriza/ Alban Skënderaj sapo publikoi klipin e ri (VIDEO

Çdo projekt i tij muzikor është ndryshe, si në ide, mënyrën e konceptimit apo në mesazhet që përcjell.
Alban Skënderaj sapo publikoi videoklipin e këngës së tij më të re të titulluar “Lea” dhe çdo gjë duket e realizuar në detaj.

Një projekt ndryshe, ku në qendër të fabulës qëndron një vajzë e cila vendos t’i gëzohet jetës, ta pranojë veten ashtu siç është, të bëj gjithmonë gjërat që pëlqen dhe t’i dalë kundër botës që nuk e kupton.

Këtë herë Albani së bashku me Miriamin kanë vendosur të bëhen pjesë e klipit si personazhe dytësorë për të plotësuar fabulën në tërësi.

Surpriza në këtë projekt qëndron edhe tek skena e guximshme e puthjes lezbike që jep vajza protagoniste, një skenë kjo që nuk e shohim shpesh në projektet e artistëve shqiptarë. Ndiqni klipin!