TË GJITHË DYSHOJNË PËR NJË LIDHJE/ Semi flet hapur për Donaldin: Këtë robin unë… – AlpeGossip
TË GJITHË DYSHOJNË PËR NJË LIDHJE/ Semi flet hapur për Donaldin: Këtë robin unë…

TË GJITHË DYSHOJNË PËR NJË LIDHJE/ Semi flet hapur për Donaldin: Këtë robin unë…

Që në nisje të “Big Brother VIP”, afrimiteti i pazakontë i këngëtares, Semi Jaupaj me Donald Veshaj, ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, Bora Zemanit, iu ka rënë në sy të gjithëve. Madje në rrjet po përflitet për një lidhje të mundshme mes tyre, ndonëse ata vetë nuk kishin folur për këtë… deri sot.

Në një bisedë të zhvilluar së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Semi u ka bërë të qartë banorëve, që po ashtu e kanë diskutuar raportin mes tyre, se me Donaldin kanë shoqëri që nga jashtë.

Gjatë diskutimit për Donaldin dhe marrëdhëniet e tij, Monika Lubonja tha se kishte menduar se mes tyre mund të kishte edhe dashuri, meqe njiheshin nga jashtë. Mirëpo, Semi ka pranuar se mes tyre ka kimi, por kjo vjen nga shoqëria nga jashtë, duke mohuar se mes tyre ka diçka më shumë.

“Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje”, tha këngëtarja.

Ndërkohë, natyrshëm, gjatë diskutimir, ajo ka mbrojtur shoqen e saj, Borën, për të cilën u hodhën dyshime se ishte e martuar gjatë kohës së lidhjes me Donaldin. Këngëtarja ka sqaruar se ajo ishte ndarë vite më parë, e asgjë nuk është e vërtetë.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?

Donaldi: Të martuar?

Semi: S’ka qenë e martuar.

Paloma: Me fëmi?

Donaldi: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.

Semi: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?

Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…

Donaldi: Isha unë?…

Semi: Ohoo jo.

Donaldi: Jo, nuk isha unë.

Semi: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.

Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….

Semi: Ka, ka.

Semi: E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!

Monika: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.

Semi: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.

Semi është “mikja për kokë” prej 15 vitesh e Bora Zemanit, e cila pak kohë më parë i dha fund lidhjes trevjeçare me aktorin dhe moderatorin televiziv, Donald Veshaj. /News31