E TALLËN në rrjete soiale, Fero zbulon të vërtetën e thënies: 'Ta mys hitin për 1 orë' - AlpeGossip
E TALLËN në rrjete soiale, Fero zbulon të vërtetën e thënies: ‘Ta mys hitin për 1 orë’

E TALLËN në rrjete soiale, Fero zbulon të vërtetën e thënies: ‘Ta mys hitin për 1 orë’

Ai është ndër reperët më të rinj në tregun shqiptar, i cili njihet si Fero. Ka sjellë disa projekte muzikore, të cilat kanë marrë vëmendjen e publikut menjëherë. Ndër më të suksesshmet është ‘Gang gang’, një këngë që numëron mbi 5 milionë klikime në Youtube.
Fero është pjesë e labelit ‘On Records’ nga ZappnChriss dhe në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati ka treguar përse ka thënë që ‘e mysin hitin për një orë’.

“Po vetëm për 1 orë. A ta tregoj rastin e ‘A pe din qysh?’ Nuk e kisha atë për ta lansuar, por projektin ‘Bakshish’. Kemi qenë duke punuar në projekt dhe për një moment filluar të gjitha mediat të merren me ne, duke bërë si lloj memesh dhe sic kemi qenë në studio duke ndejtur, vetëm kam hyrë e kam bërë dicka dhe u bë ‘A pe din qysh.’ E kemi bërë muzikën për 1 orë, refreni është freestyle, reptura e parë është freestyle, të dytën e shkruajta më herët, vetëm e kam përdorur.

Dua të them që për një orë e kemi përfunduar muzikën, Zappi me Chrisin e kanë bërë shumë shpejt dhe xhirimet i kemi përfunduar për 3-4 orë. Me lëvizje skenike, shumë thjesht kam treguar se unë, Zappi dhe Chrisi jemi aq ‘weirdos’ sa e nxjerrim hitin për 1 orë”, tha 20-vjeçari.