“BABAI IM ISHTE ATEIST.A KA SHKUAR AI NË PARAJSË”? Historia prekëse e djalit që takoi Papën – AlpeGossip
“BABAI IM ISHTE ATEIST.A KA SHKUAR AI NË PARAJSË”? Historia prekëse e djalit që takoi Papën

“BABAI IM ISHTE ATEIST.A KA SHKUAR AI NË PARAJSË”? Historia prekëse e djalit që takoi Papën

Historia prekëse e një djali që ka humbur të atin qarkullon në rrjet. Emanuele e takoi Papa Françeskun në sheshin “Shën Pjetër”, ku kishte shkuar bashkë me një grup fëmijësh. Gjatë pyetje-përgjigjeve mes Atit të Shenjtë dhe fëmijëve, Emanuele iu afrua mkrofonit për t’i bërë Papës një pyetje. Por ai nuk ia doli të thoshtë atë që kishte menduar.

Atëherë Papa e ftoi t’ia thoshte nga afër pyetjen. Pasi Emanuele u kthye në vendin e tij, Papa tha se kishte marrë lejen për ta ndarë me të gjithë historinë. Ai tregoi se Emanuele po qante për të atin, që kishte vdekur pak kohë më parë. Djali i kishte thënë Papës se i ati kishte qenë ateist, por megjithatë i kishte pagëzuar të katër fëmijët e tij. “A ka shkuar në parajsë babi im?”, e kishte pyetur ai Papën.

“Ky baba ka trashëguar forcën e të atit dhe pati kurajën të qante para të gjithëve ne. Nëse një baba rrit një fëmijë të tillë, atëherë ai është padyshim një njeri i mirë. Ai njeri nuk e ka pasur privilegjin e besimit, ai ishte ateist. Por ai i ka pagëzuar fëmijët e tij. Ai ka pasur padyshim një zemër të mirë”, tha Papa Françesku.

Duke iu drejtuar fëmijëve, Papa tha se është Zoti ai që vendos se kush shkon në parajsë dhe ai ka zemrën e një babai. Ai i pyeti fëmijët nëse mendonin se Zoti do ta braktiste një njeri të tillë dhe të gjithë në kor u përgjigjën: Jo!

“E shikon Emanuele? Zoti me siguri ka qenë krenar për babain tënd sepse është më e lehtë për besimtarët t’i pagëzojnë fëmijët sesa për ata që nuk besojnë. Kjo me siguri e ka lumturuar Zotin”, i tha ai vogëlushit