“VDES PËR VËMENDJE”/ Rita Lati flet për famën dhe sharjet e ndjekësve për Rozën në rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
“VDES PËR VËMENDJE”/ Rita Lati flet për famën dhe sharjet e ndjekësve për Rozën në rrjetet sociale (FOTO)

“VDES PËR VËMENDJE”/ Rita Lati flet për famën dhe sharjet e ndjekësve për Rozën në rrjetet sociale (FOTO)

Rita Lati është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Çiltërsia dhe humori i saj i kanë kaluar dhe të bijës, Rozës. Në një intervistë për Bordo, Rita ka treguar detaje nga jeta e saj dhe marrëdhënia me të bijën. E pyetur nëse e bezdis ndonjëherë vëmendja, qoftë edhe kur del për të pirë kafen e mëngjesit, ajo është shprehur:

“Jo aspak, unë vdes për vëmendje. Më duket sikur të gjithë më shohin mua, edhe ndonjë që as nuk e ka mendjen fare tek unë, ai ka hallet e tij, mua më duket sikur po më sheh. E kemi të lindur ne dëshirën për të qenë nën ‘prozhektorë’ në qendër të vëmendjes, e desha s’desha, Roza shkoi e më ngjau mua në këtë aspekt.”

Gjithashtu, ajo ka treguar dhe se nuk shqetësohet aspak për komentet jo të mira mbi Rozën në rrjetet sociale.

“Jo, jo nuk më shqetësojnë fare. Fama i ka edhe këto gjëra. Unë s’doja të merrej me artin dhe e çova në shkollë për shkenca sociale, por talenti dhe pasioni i saj për këtë që bën, fitoi mbi mua. E unë e di që me famën do të vijnë mendimet e njerëzve dashakeqë, ose jo, s’ka rëndësi, rëndësi ka që unë e njoh vajzën time dhe ajo do të ketë mbështetjen time në çdo gjë që bën. Po edhe nëse kam një vërejtje Roza më thotë, po mami, po mami, po prapë bën atë që do. Roza është e përmbushur dhe mua kaq më mjafton…”- është shprehur Rita.

Sigurisht që mirëkuptimi dhe mbështetja në një marrëdhënie nënë-bijë është shumë e rëndësishme, dhe kjo pasqyrohet më së miri tek to.