Lidhja e Mozzikut me Loredanën është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Kudo në rrjet po përflitet se dyshja janë rikthyer, madje janë kapur dhe mat bashkë. Por si qëndron e vërteta?
Mozzik ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin në Youtube të Luana Vjollcës, në “After Party”, ku i ka bërë të gjithë shumë konfuzë me përgjigjen e tij.
I pyetur nëse është i lidhur apo single, reperi tha se këtë nuk e di as ai. “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”, u përgjigj Mozzik.