NGA KARANTINA/ Loredana fiton çmim për këngën e re dhe përcjell një mesazh për të gjithë fansat (FOTO) – AlpeGossip
NGA KARANTINA/ Loredana fiton çmim për këngën e re dhe përcjell një mesazh për të gjithë fansat (FOTO)

NGA KARANTINA/ Loredana fiton çmim për këngën e re dhe përcjell një mesazh për të gjithë fansat (FOTO)

Mesa duket, karantina nuk e ka penguar Loredanën të korrë të tjera suksese. Bashkëpunimi me Zuna-n, “Du bist mein” i ka rezervuar të dy reperëve një çmim si kënga numër 1 e momentit, lajm që e ka bërë të ditur vetë Loredana. Ajo ka postuar dy foto të çmimit në profilin në Instagram dhe bashkangjitur me falenderimin ndaj fansave që e mbështesin në çdo hap të karrierës, reperja ka ndarë një mesazh për të gjithë.

Loredana ka dedikuar disa fjalë për situatën aktuale nga koronavirusi, duke u shprehur se sëbashku do të mund t’ia dalim. “Dielli do të lindë sërish”, ka theksuar ndër të tjera reperja. Postimin e plotë e gjeni më poshtë. /News31.la

“Kjo ju përket të gjithëve! Kemi menduar për një kohë të gjatë se si të suportojmë mbështetësit tanë gjatë kësaj periudhe. Nuk ka rëndësi sa palidhje janë gjërat tani; muzika do të jetë gjithmonë në krahun tonë. Është kjo arsyeja pse e regjistruam këngën në shtëpi dhe xhiruam videon duke ju përfshirë edhe ju. Falemnderit të gjithë fansave që iu bashkuan sfidës tonë në ‘TikTok’. Në shenjë falenderimi, do të publikojmë një remix të këngës javën e ardhshme. Çdokush ka një barrë të vetën për të mbajtur mbi supe, por Korona na bën më të fortë, na bashkon më shumë me njëri-tjetrin! Edhe pse gjithçka mund të duket shumë zi, dielli do të lindë përsëri dhe unë natyrisht do të jem përsëri aty duke u përfshirë në skandale, me njerëz që mundohen të më zhysin, pra thjesht duke bërë të zakonshmen time. Më në fund kam më shumë kohë për Hanën dhe familjen time dhe nuk do ta shpërdoroj këtë kohë. Le të vazhdojmë të qendrojmë të fortë sëbashku! King Lori dhe Zuna”

View this post on Instagram

Diese Nummer 1 gehört euch Allen !!! Wir haben lange überlegt, wie wir unsere Mitmenschen am besten unterstützen können. Egal wie beschissen alles gerade ist, die Musik steht uns zur Seite. Aus diesem Grund haben wir auch den Song zu Hause aufgenommen und zusammen mit euch das Video gedreht. Danke an alle Fans, die bei unserer Challenge auf @tiktok_deutschland mitgemacht haben. Als Dankeschön werde ich nächste Woche noch einen Remix zum Song veröffentlichen. Jeder hat aktuell sein Päckchen zu tragen, aber Corona macht uns auch stärker – Es bringt die Menschen mehr zusammen! Egal wie finster es aussieht, irgendwann geht die Sonne wieder auf und dann bin ich natürlich da, um weiter in Skandale zu rutschen, Leute die mich hassen abzufucken und einfach mein Ding zu machen. Solange werde ich mich jetzt aber musikalisch etwas zurückziehen. Ich hab endlich mehr Zeit für Hana & meine Familie und diese Zeit werde ich auch nutzen. Lasst uns gemeinsam weiter stark bleiben! King Lori @kmn_zuna

A post shared by Loredana (@loredana) on