“Nuk martohem kurrsesi me ty”/ Aktorja turke acaron keq “Xhihanin” (FOTO) – AlpeGossip
“Nuk martohem kurrsesi me ty”/ Aktorja turke acaron keq “Xhihanin” (FOTO)

“Nuk martohem kurrsesi me ty”/ Aktorja turke acaron keq “Xhihanin” (FOTO)

Një kolege ka refuzuar drejtpërdrejtë aktorin e famshëm turk. Irem Sak është shprehur se nuk do të martohej kurrsesi me Erkan Pettekaya qoftë edhe në film.
Erkan Pettekaya është një nga aktorët më të preferuar e më të paguar turk. Ai u bë i famshëm në Shqipëri me filmin “Fate të kryqëzuara”, në rolin e Xhihanit.

Mirëpo me fillimin e sezonit të ri, kanë nisur edhe serialet e reja. Në një prej tyre Erkan Pettekaya ka rolin e protagonistit.

Produksioni kishte nisur kërkimin për gjetjen e aktores që do të jetë bashkëshortja e tij në film dhe për këtë rol kanë propozuar Irem Sak. Por kjo e fundit e ka acaruar keq aktorin duke refuzuar ofertën për të luajtur krah tij. Ajo është shprehur se nuk do të mund të martohej kurrë me të, qoftë edhe në film.