Habit aktori i njohur shqiptar: “Ne s’na përfillin, konsiderohemi të papunë. Nuk do marrim as pension” – AlpeGossip
Habit aktori i njohur shqiptar: “Ne s’na përfillin, konsiderohemi të papunë. Nuk do marrim as pension”

Habit aktori i njohur shqiptar: “Ne s’na përfillin, konsiderohemi të papunë. Nuk do marrim as pension”

Aktorët kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit përsa i përket prishjes së teatrit dhe jo vetëm. Pak kohë më parë aktori i njohur Klod Hoxha ka publikuar një status në rrjetet sociale ku e quante veten actor i papunë.

Këtë javë ndër të ftuarit e emisionit Thumb Klodi ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën. Klodi është ngacmuar nga gazetarja lidhur me këtë çështje dhe reagimi i tij ka qenë i papritur.

“ Kam reaguar gjithmonë sepse realisht papunë jemi, pavarsisht se punojmë, ne nuk kemi vjetërsi pune. Kemi bërë shumë punë por nuk më njihet asgjë. Do vij mosha e pensionit e nuk është se e kemi, jo unë por gjithë kolegët e mi. Ne punojmë për të mbajtur ata 20 aktorë që ka teatri ne nuk na përfill njeri vemë bëjmë një projekt aty dhe kaq ishte”.

Pori pyetur nëse janë ankuar për të gjetur një zgjidhje, Klodi ka vazhduar:

Për këtë gjë nuk kemi ku flasim se po fola unë ,tani jam papunë kështu që prap do punoj po do jem papunë”.- ka thënë ai,

Veç gazetaret edhe Klodi “ka ngulur” thumbin e tij diku tjetër…