Jonida Vokshi u bë nënë pak muaj më parë dhe kjo lumturi për të nuk ka fund.
Nuk mungojnë dedikimet e saj plot dashuri dhe ndjenja për të voglën e saj Emi.
Ajo ka postuar një foto në InstaStoryn e saj ku shkruan fjalët e ndjera për vogëlushen: “Sa më shumë koha kalon aq më të vështirë e kam të rri qoftë edhe disa minuta larg teje. Mezi pres të të përqafoj dhe të marr erën tënde që më shton jetën. O mrekullia ime.”
Siç shihet edhe në postimet e shpeshta për të bijën, Jonida vërtetë nuk qendron dot larg saj! Alpe.Gossip.al