Kjo modele tregon publikisht se po e trajnon burrin e saj se si të bëhet një ‘puthës i mirë’ (FOTO) – AlpeGossip
Kjo modele tregon publikisht se po e trajnon burrin e saj se si të bëhet një ‘puthës i mirë’ (FOTO)

Kjo modele tregon publikisht se po e trajnon burrin e saj se si të bëhet një ‘puthës i mirë’ (FOTO)

Ata janë të martuar qysh nga viti 2010, shkruan DailyMail.

Dhe tani, modelja amerikane, Ashley Graham ka thënë se i duhet ta trajnojë burrin e saj, Justin Ervin se si të bëhet një ‘puthës i mirë’.

Brunja bukuroshe, tashmë 30 vjeçe – ka zbuluar se burri i saj është një puthës ‘i keq’ dhe ‘i lëngshëm’ por se ka nisur të përmirësohet.

“Ai më tha, je një puthëse e keqe, por unë i thash, në fakt ti je një puthës i keq” – tha Ashley për Stellar.

Ylli i ilustruar i sportit, ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së martesës së tyre është ajo se që të dy nuk rrinë larg njëri tjetrit për më shumë se dy javë.

“Nuk shkon më shumë se dy javë pa e parë njëri-tjetrin, dhe kur ta shohim njëri-tjetrin kjo zgjatë për një javë më pas” – ka shtuar ajo.

Ajo ka pohuar se ka një tatuazh me shkronjën “J” prapa veshit, që do të thotë “Justin”, pra emri i burrit të saj.