RUDINA HEDH PAS KRAHËVE KOMENTET E NDJEKËSVE/ Poston një tjetër foto romantike krah Markut – AlpeGossip
RUDINA HEDH PAS KRAHËVE KOMENTET E NDJEKËSVE/ Poston një tjetër foto romantike krah Markut

RUDINA HEDH PAS KRAHËVE KOMENTET E NDJEKËSVE/ Poston një tjetër foto romantike krah Markut

Nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi i fotos së Rudina Dembacaj krah Mark Frrokut, një postim që ndjekësit ndoshta nuk e prisnin. Lajmin për lidhjen e tyre e bëri të ditur vetë Rudina, ndërsa pak orë më pas aktorja nuk lejoi më përdoruesit të komentonin në fotot e saj me partnerin, vendim ky që erdhi nisur nga disa komente negative.

Por, e rëndësishme është që Rudina po e shijon romancën e saj të re. Ose të paktën, kështu duket nga foto e postuar së fundmi. Të dy të buzëqeshur, me Markun duke i dhuruar një përqafim Rudinës mund ta thuash me bindje se si Dembacaj, ashtu dhe Frroku, i kanë hedhur prapa krahëve komentet e ndjekësve në rrjet lidhur me dashurinë e tyre.

Çifti kanë pozuar në ambientin e biznesit të tyre të përbashkët, duke ndarë si rrallë herë pak nga momentet e tyre sëbashku.