“NUK MË SHQETËSOJNË NJERËZIT QË MË GËNJEJNË…”/ Çfarë i ka ndodhur Fifit? – AlpeGossip
“NUK MË SHQETËSOJNË NJERËZIT QË MË GËNJEJNË…”/ Çfarë i ka ndodhur Fifit?

“NUK MË SHQETËSOJNË NJERËZIT QË MË GËNJEJNË…”/ Çfarë i ka ndodhur Fifit?

Fifi është një personazh mjaft i komentuar së fundmi në rrjetet sociale. Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të “Dancing with the Stars” është shoqëruar me komente mjaft pozitive falë kërcimeve surprizuese që ajo sjell ne spektaklin e çdo të premteje.

Fifi ka vendosur të japë maksimunin në këtë program, duke i dedikuar një kohë të madhe provave dhe që për shkak të tyre shpesh herë i është dashur të qëndrojë larg djalit të saj, i cili ende nuk ka mbushur vitin.

Por mbrëmjen e kaluar, një postim i Fifit ka bërë paksa konfuz ndjekësit e këngëtares, e cila ka shkruar rreth njerëzve që gënjejnë.

“Nuk më shqetësojnë njerëzit që gënjejnë. Më shqetësojnë ata që gënjejnë dhe i besojnë gënjetrave të tyre. Këtu pastaj nuk di çfarë të them”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Nuk është ende e qartë se kujt ia ka dedikuar Fifi këtë postim por një gjë është e sigurt, dikush e ka zhgënjyer shumë këngëtaren e njohur të disa hiteve muzikore.

Javën e kaluar, Fifi dhe Graciano kanë kërcyer nën ritmet e këngës “Mbretër pa kurorë” të Alban Skënderajt. Pesë anëtarët e jurisë e vlerësuan kërcimin e këngëtares së njohur me 44 pikë.

Kjo e premte, nuk kishte asnjë eliminim në “Dancing With The Stars”, por një sfidë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e garës.

Shpeshherë, kemi dëgjuar nga juria që profesionistët në disa raste janë ndihmesë e madhe për VIP-at në konkurrim, por në raste të tjera janë komentuar që nuk i nxjerrin mjaftueshëm në pah potencialin. Ndaj në “sfidën e partnerit”, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri, iu dha mundësia të zgjedhë çiftet e reja, duke nisur nga më i votuari te më pak i votuari.

Sa i përket kësaj sfide, Fifi do të ketë si partner Luixhinon, me të cilin do të kërcejnë një rumba në skenën e “Dancing with the Stars”, të premten e ardhshme.