OPERACION HUNDËT DHE VESHËT? Erion Isai: Do nis gjyqet me portalet – AlpeGossip
OPERACION HUNDËT DHE VESHËT? Erion Isai: Do nis gjyqet me portalet

OPERACION HUNDËT DHE VESHËT? Erion Isai: Do nis gjyqet me portalet

Kreu i Kolonjës por edhe aktori, regjisori Erion Isai tregoi më shumë rreth jetës së tij publike dhe familjare i ftuar në emisionin “E diela jonë” nga Ermal Peçi. Që në krye të bisedës Ermali e pyet për ndryshimet estetike në imazhin e tij, ndryshime që morën vëmendje në fund të kësaj vere. Çfarë ka bërë ai me pamjen e tij?

‘Në gusht nisa të bëja një operacion estetik por zbulova që kisha 83% bllokim në rrugët e frymarrjes. Kam bërë veshët dhe hundët por prapë një surrat jam. Besi thotë ne jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga Majmuni në njeri. Jam njeriu më frikacak për shëndetin. Mendoja është turp të vdesësh për hundën dhe veshët.’

Nisur nga pozicioni tij, Erioni tregoi se i priste reagimet për ndryshimin e tij edhe pse nënvizoi se shpenzon 0 kohë me mediat online apo sociale.

‘Nuk i lexoj fare portalet. Nuk më vrasin goditjen nën brez. Bullizimi në këtë vend është frikshëm them ndonjëherë ku po I rris vajzat. Ke portale që ta marrin surratin ta plasin dhe të komentojnë siç I do qejfi… kush është liria e medias? Të komentosh si të duash? Nuk kam frikë që nesër pasnesër vajzat e mia të lexojnë komente nëpër portale pasi kam marrë një vendim që kur ta mbyll këtë cikël politik me avokatë do ta fitoj këtë betejë me portalet që online mos të jetë asnjë qelbusillëk që nuk ka lidhje me angazhimin tim politik’