NËNË E DY FËMIJËVE/ Moderatorja shqiptare rrëfen si i ndryshoi jeta brenda 1 viti e gjysmë (VIDEO) – AlpeGossip
NËNË E DY FËMIJËVE/ Moderatorja shqiptare rrëfen si i ndryshoi jeta brenda 1 viti e gjysmë (VIDEO)

NËNË E DY FËMIJËVE/ Moderatorja shqiptare rrëfen si i ndryshoi jeta brenda 1 viti e gjysmë (VIDEO)

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Iva Mera, brenda një kohe të shkurtër është bërë nënë e dy djemve. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Iva ka treguar se i ka ndryshuar plotësisht jeta. Ajo ka thënë se ndjen akoma dhe më shumë përgjegjësi si nënë dhe se nuk mundet të qëndrojë për shumë orë larg fëmijëve.

“Më kishin thënë në fillim fare, qëkur isha me Arturin shtatzënë, që të ndryshon jeta dhe sado të duash të ecësh me ritmin tënd të stopon faza e jetës vetvetiu. Në fillim e mendoja do eci me këtë ritëm, do më ndihmojë mami…por nuk është çështje ndihme. Kam përshtypjen është përgjegjësia që ka çdo nënë, ti mund të duash të punosh, por nuk të lë ndërgjegjja që të rrish shumë orë larg fëmijëve të tu. Kështu që automatikisht ti e ndryshon jetën edhe me dëshirën tënde”, – ka thënë Iva. Nëse fundjava mund të quhet ditë pushimi për të gjithë, Iva ka thënë se për të janë ditët më të ngarkuara të punës.