I LA TË GJITHË PA FJALË/ Eleni Fouriera bën gjestin FANTASTIK karshi Jonida Maliqit (FOTO) – AlpeGossip
I LA TË GJITHË PA FJALË/ Eleni Fouriera bën gjestin FANTASTIK karshi Jonida Maliqit (FOTO)

I LA TË GJITHË PA FJALË/ Eleni Fouriera bën gjestin FANTASTIK karshi Jonida Maliqit (FOTO)

Vitin e kaluar në Eurovizion, ne shqiptarët përjetuam një nga edicionet më të bukur sepse plot 3 këngëtarë shqiptarë u ngjitën në skenën e madhe: Eugent Bushpepa për Shqipërinë, Ermal Meta për Italinë dhe Eleni Foureira për Qipron. Kjo e fundit asokohe pati mjaft bujë sepse në intervista tregoi se origjina e saj shqiptare e kishte penguar në fillimet e saj sepse të tjerët e paragjykonin.

Megjithatë me gjestin që ka bërë mbrëmjen e djeshme, meriton vëmendjen tonë.

Eleni ka qenë duke ndjekur Eurovizionin si të gjithë ne dhe ka postuar në Instagram vetëm përfaqësuesen shqiptare, duke uruar kështu publikisht Jonida Maliqin dhe Shqipërinë.

Ndërkohë është konfirmuar fakti se Eleni Foureira do të performojë nesër mbrëma, në finalen e madhe të të shtunës, kështu që sërish do të kemi mundësi të ndjekim dy vajza shqiptare në të njëjtën skenë të madhe, pasi edhe Jonida Maliqi ia doli me sukses duke kaluar në finalen e madhe.