Drejtori i famshëm i “Portokallisë” hap zemrën: Jam i dashuruar, jam i lumtur! Ajo është… – AlpeGossip
Drejtori i famshëm i “Portokallisë” hap zemrën: Jam i dashuruar, jam i lumtur! Ajo është…

Drejtori i famshëm i “Portokallisë” hap zemrën: Jam i dashuruar, jam i lumtur! Ajo është…

Ai është drejtori më i famshëm në Shqipëri. Jemi duke folur për Erdit Asllanajn, aktorin i cili prej disa sezonesh luan një nga rolet më karizmatik e të preferuar të publikut, Drejtorin e Portokalli-së. Për rolin e tij shqiptarët dinë shumë ndërsa për jetën personale Erditi nuk është se ka folur shpesh në intervista. Për të gjitha ju vajza Erditi ka zbuluar në emisionin “Rreze Dielli” se është në një lidhje dhe ndihet plotësisht i lumtur.
“Është një njeri shumë i rëndësishëm në jetën time. U emocionova tani. Nuk është e fushës për fat të keq. Nuk e kupton dot që ne mund të bëjmë prova dhe në 3 të natës mund të zgjohesh në 4 të mëngjesit dhe të shkruash. “Ca po bën , fike dritën”- thotë. Ka disa vite që zgjat. Është një lidhje e konsoliduar , unë ndihem shumë mirë . Jam shumë i lumtur që kam dikë që më mbështet kaq shumë në çdo aspekt të jetës time. Ajo më ka kuptuar që në fillim . Ka dhe raste që shqetësohet për famën time, por më kupton. Siç unë di të ndaj punën nga jeta personale edhe ajo e kupton pjesën time të punës dhe të jetës.” – është shprehur Erditi.