NUK NJIHET/ Jonida Shehu tërbohet dhe bën ndryshimin drastik në “look” (FOTO) – AlpeGossip
NUK NJIHET/ Jonida Shehu tërbohet dhe bën ndryshimin drastik në “look” (FOTO)

NUK NJIHET/ Jonida Shehu tërbohet dhe bën ndryshimin drastik në “look” (FOTO)

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu ka publikuar ditën e sotme disa foto me momente të shkëputura nga puntata e radhës së ‘Soiree’ në Top Channel. Siç vetë ajo bën të ditur, të mërkurën e ardhshme programi do t’i dedikohet bjondeve. Për t’ju përshtatur sadopak temës së përzgjedhur, moderatorja ka bërë një ndryshim në ‘look’ duke u kthyer në bjonde.

Ndryshimi bie shumë në sy, pasi gazetaren e njohur nuk jemi mësuar ta shohim me këtë nuancë flokësh. Ajo ka qenë gjithmonë e njohur si një nga brunet simpatike të ekranit. Nuk e dimë nëse është një ndryshim i përhershëm apo i përkohshëm, por me siguri gjithçka do zbulohet në vazhdim. Jonida ka premtuar edhe këtë javë si çdo herë tjetër shumë argëtim me programin e të mërkurave mbrëma.