NDËRKOHË QË NE RRIMË/ 5 vjeçare e Kimit ka një të dashur dhe ai i bën dhurata - AlpeGossip
NDËRKOHË QË NE RRIMË/ 5 vjeçare e Kimit ka një të dashur dhe ai i bën dhurata

NDËRKOHË QË NE RRIMË/ 5 vjeçare e Kimit ka një të dashur dhe ai i bën dhurata

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, ka të dashur dhe interneti është çoroditur paksa!

5-vjeçarja bukuroshe është e “lidhur” me 7-vjeçarin Caiden Mills i cili është djali i reperit Consequence.

Caiden ka një llogari në Instagram, që me shumë gjasë e përdorin prindërit, në të cilën herë pas here i bën dedikime North-it.

Është paksa e çuditshme kjo çështja e llogarive dhe jo vetëm, pasi asnjëri prej tyre nuk është i rritur mjaftueshëm sa për të menaxhuar rrjetet sociale.

Madje, madje… ai i ka blerë një dhuratë North-it për ditën e Shën Valentinit tek Tiffany & Co.

Thuhet gjithashtu se familja e Caiden shkon shumë mirë me familjen West sepse Kanye dhe Consequence punojnë së bashku.

Megjithatë duket se interneti nuk ka qenë i përgatitur për këtë “lidhje!”