Si reagoi Selena Gomez kur mësoi se ish-i Justin Bieber u fejua me Hailey Baldwin – AlpeGossip
Si reagoi Selena Gomez kur mësoi se ish-i Justin Bieber u fejua me Hailey Baldwin

Si reagoi Selena Gomez kur mësoi se ish-i Justin Bieber u fejua me Hailey Baldwin

Ajo po vazhdon jetën. Selena Gomez-it nuk i intereson që ish-i dashuri i saj Justin Bieber u fejua kaq shpejt me Hailey Baldwin.

Një burim tha për “Us Weekly”: “Selena-s nuk i intereson. Ajo e ka hedhur pas krahëve Justin dhe ndarja e fundit e bëri që të “hiqte qafe” njëherë e mirë ndjenjat për të”.

Këngëtari 24-vjeçar i propozoi modeles 21-vjeçare në një resort në Bahamas, më 7 korrik.

Sipas TMZ, truprojat e këngëtarit i kërkuan njerëzve që të ulnin poshtë celularët pasi do të ndodhte diçka shumë speciale.

Një tjetër burim tha për “Us Weekly”, se Selena besonte që Bieber po e bënte marrëdhënien publike me Baldwin që të mërziste këngëtaren.

Ai e ka bërë shpesh këtë në të kaluarën, Selena as nuk i ndjek historitë për të në media. Stafi i saj sigurohet që ajo të jetë e mbrojtur prej kësaj situate, kështu që është një humbje kohe për Justin”, tha burimi.