Nisi emisionin e ri, Sokol Balla hedh kunja për Top Channel: Këtu do të… – AlpeGossip
Nisi emisionin e ri, Sokol Balla hedh kunja për Top Channel: Këtu do të…

Nisi emisionin e ri, Sokol Balla hedh kunja për Top Channel: Këtu do të…

“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.

Ky ka qenë komenti i shkurtër që ka bërë sot në mbrëmje në lajmet e Vizion Plus, gazetari Sokol Balla, i cili nis emisionin e tij të ri në këtë ekran televiziv.

Ai tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që qëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.

Balla u largua nga Top Channel pas emisionit qe beri per ish ministrin Saimir Tahirit, pasi prokuroria e akuzoi kete te fundit per lidhje me grupin e Habilajve qe trafikonin droge ne Itali dhe kerkoi arrestimin e ish ministrit.