NJË VIT PA TË ATIN/ Stine prek me foton e vjetër dhe fjalët e ndjera: Mbetesh mësuesi…(FOTO) – AlpeGossip
NJË VIT PA TË ATIN/ Stine prek me foton e vjetër dhe fjalët e ndjera: Mbetesh mësuesi…(FOTO)

NJË VIT PA TË ATIN/ Stine prek me foton e vjetër dhe fjalët e ndjera: Mbetesh mësuesi…(FOTO)

15 shkurti i 2018 ishte një ditë e trishtë për Stinën dhe familjen e tij, duke qenë se babai i këngëtarit u nda nga jeta. Ka kaluar një vit, por dhimbja vazhdon të jetë e njëjtë për ta. Këtë ditë Stine ka vendosur ta sjellë në mendje babain e tij përmes një kujtimi të vjetër. Ai ka publikuar një fotografi të shumë viteve më parë, në të cilën shfaqt përkrah babait të ndjerë. Siç shihet edhe nga fotoja, por edhe nga shkrimi i këngëtarit, duket se babë e bir kanë pasur një lidhje shumë të ngushtë.

“1 vit pa ty bab. Gjithsesi je dhe mbetesh mësuesi më i mirë”, – ka shkruar Stine bashkangjitur fotografisë me të. Babai i këngëtarit ndërroi jetë pas luftës me një sëmundje të rëndë.