PAS PREZANTIMIT NË “SANREMO”/ Georgina Rodrigues ka diçka për të thënë për eksperiencën e saj – AlpeGossip
PAS PREZANTIMIT NË “SANREMO”/ Georgina Rodrigues ka diçka për të thënë për eksperiencën e saj

PAS PREZANTIMIT NË “SANREMO”/ Georgina Rodrigues ka diçka për të thënë për eksperiencën e saj

Mbrëmjen e kaluar, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, prezantoi në natën e tretë të festivalit “Sanremo” në Itali.

Së bashku me Georgina-n dhe Amadeus-in, prezantuesin italian, ishte në moderim dhe Alketa Vejsiu, e cila mori vëmendjen e madhe të italianëve me lirshmërinë e saj dhe të folurit aq rrjedhshëm të gjuhës italiane.

Alketa dhe Georgina shkëlqyen në natën e tretë të festivalit, ndërsa kjo e fundit sot është rikthyer në shtëpi.

Georgina ka lënë Italinë së bashku me Ronaldo-n, i cili ishte i pranishëm në sallë për të parë partneren dhe s’ia ndau vështrimin asnjë sekond.

Në InstaStory, partnerja e futbollistit ndau një foto të çiftit në makinë, ndërsa krahas saj shkroi:

“Kthehemi në shtëpi. Faleminderit për urimet dhe për aq shumë dashuri! Shpresoj ta keni shijuar po aq shumë sa unë! Fundjavë të mbarë!”- janë fjalët e Georgina-s krahas postimit.

Partnerja e Ronaldos befasoi shikuesit me një kërcim tango, ku u shfaq shumë sensuale dhe mori duartrokitje të mëdha nga publiku.