“LOTI QË VJEN NGA NJË ZEMËR E THYER…”/ Alketa Vejsiu këndoi në Sanremo këngën e preferuar të të atit – AlpeGossip
“LOTI QË VJEN NGA NJË ZEMËR E THYER…”/ Alketa Vejsiu këndoi në Sanremo këngën e preferuar të të atit

“LOTI QË VJEN NGA NJË ZEMËR E THYER…”/ Alketa Vejsiu këndoi në Sanremo këngën e preferuar të të atit

Alketa Vejsiu i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me daljen e saj në skenën e Sanremos. Moderatorja mbajti një monolog prekës, duke kujtuar historinë e emigracionit të shqiptarëve drejt Italisë duke përmendur, tragjedinë e Otrantos dhe falenderoi Italinë që ka ndezur shpresat e shqiptarëve në atë periudhë.

Më pas Alketa dhuroi një performancë emocionuese duke kënduar me Bobby Solo, këngën “Una lacrima sul viso”.

“Babai im e donte dhe e këndonte shpesh”, tha Alketa.

Para se të këndonte Alketa kujtoi kur e kishte pyetur të atin se çfarë kuptimi kishte titulli i këngës. “Loti që vjen nga një zemër e thyer, rritet dhe bëhet det. Prandaj dhe deti është i kripur”, ishte përgjigjur ai