”KRENARE QË E KAM KËNDUAR”/ Orinda kujton këngën më të bukur të saj – AlpeGossip
”KRENARE QË E KAM KËNDUAR”/  Orinda kujton këngën më të bukur të saj

”KRENARE QË E KAM KËNDUAR”/ Orinda kujton këngën më të bukur të saj

Orinda Huta ka kohë që nuk ka dalë me produksione muzikore, duke ia dedikuar jetën e saj pasionit për gazetarinë dhe moderimit. Artistja ka qenë shumë e suksesshme në fushën e këndimit, dhe prej shumë vitesh arriti të prodhojë hite të pakthyeshme.

Publiku Orindën e njohu përmes këngës, ku arriti të jetë një ndër më të mirat. Megjithatë vetë artistja ka arritur të jetë një figurë e dashur për ekranin, tashmë si moderatore përkrah bashkëshortit të saj Turjanit.

Ditën e sotme Orinda na ktheu pas në kohë duke na kujtuar një prej hiteve të saj më të mëdha. Përmes disa videove në instastory, artistja ka treguar që ndjehet krenare për një produksion muzikor të shumë viteve më parë. “Nisu arratisu” titullohet kënga me të cilën Orinda ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2006 teksa për tekstin e muzikën janë kujdesur Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

“Kur të fillon kjo kënga e në çdo stinë që kalon të bën krenare që e ke kënduar”, -ka shkruar artistja krahas videove të shumta që ka postuar në instagram.