1.8 milionë ndjekësit e Kidës duket se janë dashuruar pas fotos së fundit që ajo postoi pak më parë në profilin e saj në rrjetet sociale.
Edhe pse ka vetëm pak orë që e ka postuar pozën në fjalë, ajo ka marrë mbi 56 mijë pëlqime dhe mijëra komente pozitive.
Në këtë foto, Kida shfaqet e veshur me një veshje prej lëkure, ngjyrë të kuqe. Teksa mban veshur një palë pantallona dhe reçipeta, krahëve ka hedhur një xhaketë të shkurtër fare.
Gjithashtu shfaqet e kuruar në detaj në makijazh dhe me flokët. E në pamje të parë duket shumë ndryshe nga Kida që jemi mësuar të shohim zakonisht.
Teksa pozon me makinën e saj luksoze në sfond, fansat i kanë lënë komentet më të bukura, të tipit: “Dy bishat. Zemrën ti ma kalle. Zjarr. Flakë. Super yll”, e shumë të tjera.