DO TË NA FALENDERONI/ Ja 3 hile që e bëjnë parfumin të zgjasë pafund – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ Ja 3 hile që e bëjnë parfumin të zgjasë pafund

DO TË NA FALENDERONI/ Ja 3 hile që e bëjnë parfumin të zgjasë pafund

Sa herë, pasi kemi blerë gjithë qejf parfumin e ri, zhgënjehemi kur askush nuk na thotë: “Sa erë e mirë, ç’ke vënë?”

Kjo përkthehet në “domethënë ky parfum nuk mban”, por prisni! Në të vërtetë, ka 2 mundësi: ose mësoheni me aromën e tij dhe nuk e ndjeni (është e vërtetuar se ditën e 3-të nuk e ndjeni më aromën e parfumit tuaj), ose nuk e keni hedhur siç duhet.

Si ta hidhni siç duhet?

Hidhni parfum edhe në pjesën e prapme të trupit!

Mund të duket absurde, por është shumë e rëndësishme që të hidhni parfum edhe në pjesën e prapme të gjunjëve dhe në shpinë, si edhe tek bërrylat, nëse doni që të gjithë ta ndjejnë aromën tuaj kudo që të kaloni. Gjithashtu mund ta hidhni edhe në pjesën e prapme të qafës; askush nuk do t’ju rezitojë!

MOS i fërkoni kyçet!

Duhet të dini se parfumet kanë 3 nota, të cilat ndihen njëra pas tjetrës: janë notat e larta, ato që ndieni sapo e spruconi, notat e mesme, që ndihen pak kohë më pas, dhe notat bazike, pra është ajo aromë që mbetet deri të nesërmen. Prandaj shpesh na ndodh që kur blejmë parfume, themi se ‘doli shumë ndryshe nga ç’mu duk në fillim’. Por kur ju i fërkoni kyçet apo e përhapni parfumin me dorë në zonën ku e keni hedhur, përbërja e tij shpërbëhet dhe kaloni menjëherë tek notat bazike, duke i mënjanuar 2 fazat e para.

Duhet ta hidhni në ‘pikat e nxehta’ të trupit

Në ato zona të trupit ku ka nxehtësi, do të thotë se gjaku qarkullon më shpejt dhe kjo e bën aromën të shpërndahet më lehtësisht në të gjithë trupin. Prandaj parfumi hidhet gjithnjë prapa veshit, në kyçet, tek pjesa e poshtme e qafës, tek bërrylat, tek kyçet e gjunjëve, pasi këto zona e aktivizojnë aromën përmes nxehtësisë.