Edhe pse jemi ende në stinën e dimrit dhe moti i ftohtë po ndihet më shumë se kurrë, pse të mos e shpërqendroni veten dhe të mendoni për pranverën dhe ditët me diell?! Po sikur t’ju njohim me trendet e këpucëve që do të shfaqen këtë pranverë? Cosmopolitan ka ndarë të gjitha trendet që pritet të shohim në rrugët e qytetit kur të ngrohet koha, që vijnë direkt nga pasarelat. Megjithatë, shumë prej këtyre trendeve mund të duken të njohura nga sezonet e kaluara, madje disa janë konsideruar edhe trende të “shëmtuara”, siç janë nallanet.
Mbani shënime!