Lajmi se Turjan Hyska do të braktisë Vizion Plusin për të shkuar në Tv Klan mori bujë kudo në media dhe rrjete sociale. Pavarësisht se ai e mohoi diçka të tillë madje “kërcënoi” dhe Ermal Mamaqin për publikimi ne një lajmi të tillë.
Ama dyshimet u shtuan edhe më shumë kur u publikuan fotografi ku Turi dukej duke biseduar me Aleksandër Frangajn në ambientet e Tv Klan.
Sot bëhet me dije se takimi i Turit me Alkesandër Frangajn ka qenë për arsye personale dhe jo për ndonjë arsye lëvizjeje të moderatorit drejt Klanit.
Kujtojmë se Turi është dhe producent i “Apartamentit 2XL” dhe është një ndër figurat kryesore të Vizion Plus.