“DO BËJMË NJË FËMIJË BASHKË…”/ Vajzat e “Love Story” tregojnë mesazhet më të çuditshme që kanë marrë në rrjetet sociale – AlpeGossip
“DO BËJMË NJË FËMIJË BASHKË…”/ Vajzat e “Love Story” tregojnë mesazhet më të çuditshme që kanë marrë në rrjetet sociale

“DO BËJMË NJË FËMIJË BASHKË…”/ Vajzat e “Love Story” tregojnë mesazhet më të çuditshme që kanë marrë në rrjetet sociale

Flavia dhe Redona, dy konkurrentet e spektaklit ‘Love Story’ në TV Klan, kanë qenë bashkë në një qendër estetike, gjatë së cilës kanë lexuar edhe disa prej mesazheve më të çuditshme që kanë marrë pas nisjes së kësaj romance televizive.

Kështu, pyetjes nëse i lexojnë komentet në rrjetet sociale, Redona i përgjigjet: “Unë i lexoj komentet, por nuk fiksohem. Nuk rri në telefon gjithë ditën, se kam punë të tjera, nuk merrem me këto. Edhe po të lexoj një koment negativ ndaj meje, unë filloj qesh. Pak më përpara kishin shkruar “u bë për Saimirin kjo…”

Ndërsa Flavia duket se ato që lexon i merr me shumë sportivitet, madje, shpeshherë bën edhe sikur nuk kupton: “Nëpër intervista unë qeshja shumë, ose nuk bëja sikur nuk kuptoja… Unë, në fakt, i kuptoj të gjitha, por thjesht ashtu doja të mendonin njerëzit. Më pëlqen që njerëzit kanë një mendim që unë jua kam dhënë me duart e mia”.

Po cilat janë disa nga mesazhet më të çuditshme që mund të kenë marrë vajzat gjatë kësaj kohe në ‘Love Story’?

Njëri më kishte shkruar: “Do bëjmë një fëmijë bashkë dhe do e quajmë redona09”, sepse unë tek instagrami e kam Redona08” – tha Redona duke qeshur.

Fansat e mi ‘Team Flavia”! Një mesazh thotë: “Po nuk të zgjodhi Saimiri do të të zgjedh unë ty” – lexoi Flavia disa nga mesazhet që kanë ardhur në adresë të saj.

Jo keq, nëse dalin ‘të humbura’ nga gara televizive apo jo?