Luana me pushime! I dashuri i saj përfundon në gjykatë pas akuzave për tentativë vrasjeje – AlpeGossip
Luana me pushime! I dashuri i saj përfundon në gjykatë pas akuzave për tentativë vrasjeje

Luana me pushime! I dashuri i saj përfundon në gjykatë pas akuzave për tentativë vrasjeje

Luana Vjollca së bashku me motrën e saj Marinën dhe Getoarin po shijojnë disa ditë pushimesh në Saint Moritz. Ndërsa i dashuri i saj Krenar Çocaj duket se nuk i ka punët dhe aq mirë.

Kujtojmë që në 2 janar 2015, biznesmeni i njohur Krenar Çoçaj është përleshur në një nga klubet e Prishtinës. Së bashku me dy miqtë e tij Leonard Hajdari dhe Mentor Palokaj ata janë konfliktuar me Shkëlzen Shalën dhe Labinot Mehmetin, ku thuhet se shkak i këtij konflikti është bërë një vajzë. Fillimisht përleshja ka filluar me grushta dhe ka qenë Krenari ai që duke rrahur Mehmetin është konfliktuar edhe me rojet e sigurisë.

Në aktakuzë thuhet se Krenari ka kërcënuar edhe rojën e sigurisë duke ju drejtuar: “Kam me t’vra”.

Më tej Leonard Hajdari ka goditur me thikë Mehmetin duke tentuar ta vriste.Pas plagosjes të pandehurit janë larguar nga vendngjarja.

Në proçesin gjyqësor Çoçaj akuzohet për shtytje në vrasje dhe Hajdari e Palokaj për tentativë vrasjeje. Sipas “Indeksonline” avokati i tyre ka kërkuar që seanca të shtyhet, pasi nuk mund të paraqitej për shkak të problemeve shëndetësore.

Kohë më parë Krenari është përfshirë edhe në një sherr me Ledri Vulën, për të cilin u përfol se shkak ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri.