“BËRA AKT AGRESIV, MBYTA…”/ Flori Mumajesi në urimin e tij ekskluzivisht për TAR: Një gotë edhe për mua – AlpeGossip
“BËRA AKT AGRESIV, MBYTA…”/ Flori Mumajesi në urimin e tij ekskluzivisht për TAR: Një gotë edhe për mua

“BËRA AKT AGRESIV, MBYTA…”/ Flori Mumajesi në urimin e tij ekskluzivisht për TAR: Një gotë edhe për mua

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveçse nën tingujt e muzikës më të mirë të 2022. Por jo vetëm, gjatë Maratonës personazhet që janë pjesë e familjes së madhe të TAR janë ftuar për të bërë urimet e tyre speciale dhe pse jo për të na thënë plot ekskluzive…

Në urimin e tij për TAR, artisti rrëfeu për herë të parë arsyen e vërtetë të ngjarjes së shumëpërfolur ku ai fshiu nga të gjitha platformat sociale këngët e tij:

Ky zë që po dëgjoni në hapësirën e emisionit tonë me ‘100 këngët më të mira të vitit’ i përket kujt do thoni ju? Albani? Po iu them që nuk jam Albani. Kaq, dakord? Florian Skënderaj, Mumajesi. Kaq për pjesën e prezantimit tim. Dua me gjithë zemër t’i përshëndes të gjithë dëgjuesit në Top Alban Skënderaj… Pu pu, nuk la vend pa mu shfaqur ky mua. Top Albania Radio, një nga dashnitë e mia pa kushte me të cilën që nga fillimet e mia kemi ndarë bashkë dashurinë e parë dhe ëndrrën e parë. Dashuria e parë është muzika dhe ëndrra e parë është kënga ime e parë fare, kënga ‘Ëndrra’, e cila bashkë me radion kanë pothuajse të njëjtën moshë.

Ka qenë e vetmja dhe e para këngë shqip me atë kualitet dhe e stërtansmetuar pasi e pëlqente shumë Tani. Ajo këngë tek unë gjithmonë do përfaqësoj jo vetëm fillimin tim, sepse është më shumë se aq. Te ndjesitë e mia ka përjetësuar Tanin, i cili vetëm sepse e pëlqente atë këngë ka shkelur një nga rregullat pa kompromis siç ishte kualiteti i një ëndrre dhe këngën ‘Ëndrra’ ia kam dërguar me kasetë me duart e mia Tanit dhe nga ajo ditë ëndrra ime u bë realitet, prandaj këngën ‘Ëndrra’ nuk e ndiej vetëm timen dhe aq më tepër që sot më lidhet shumë dhe e ndiej shumë kur e themi “Ëndrra vazhdon”.

E dëshmuar si krijesa e tij, si fëmija i tij dhe është Top Albania Radio. Duke qenë se radio kujdeset për jetën e muzikës, t’i shtojë jetën muzikës, unë e shoh si marrëdhënia e prindit me fëmijën po dhe te vetja i ndiej këngët gati-gati njësoj. Njësoj si një fëmijë, pavarësisht si ju duket të tjerëve për mua është fëmija më i bukur në botë. Edhe ai episodi i shumëpërfolur mua më lidhet prapë me këtë ndjesi. Mbase me të drejtë e keni parë ndryshe, si një akt agresiv nga unë, që më çoi drejt një krimi për t’i mbytur me duart e mia krijesat e mia. Në fakt unë vetëm doja t’i mbroja nga perversët që nuk janë pak. Pa diskutim ka qenë një nga vendimet më të vështira, jo të vitit 2022, por të gjithë jetës time, megjithatë më besoni nuk kam gabuar.

Tani sa i përket Maratonës, ‘Këngët më të mira të vitit’, megjithatë unë nuk e di në çfarë vendi jam se mos më keni vendosur të fundit, vendi 100. Më vendosni mua të parin se dhe emisioni ka lezet ashtu, çfarë do bëjmë tani s’do rrimë gjithë natën këtu. Ika unë pra, rrofshi të gjithë. A duhet të bëj urim më duket. Urimin e kam shumë të thjeshtë unë, nuk e kam vetëm për Vitin e Ri e kam për çdo ditë të jetës, gjithë jetën, shëndet padiskutim dhe ndritur shpirtin bashkë me zemrën dhe sytë plot shkëlqim. Gëzuar dhe kush mundet pse jo, një gotë dhe për mua.