Si të bëni tualetin të rezistojë në këto ditë të “tmerrshme” vape – AlpeGossip
Si të bëni tualetin të rezistojë në këto ditë të “tmerrshme” vape

Si të bëni tualetin të rezistojë në këto ditë të “tmerrshme” vape

Ne vajzat përgjithësisht jemi të fiksuara me tualetin. Është pjesë e përditshmërisë tonë. Në këtë pikë madje, unë që përdor tualet ndihem pak xheloze për vajzat që nuk e vrasin shumë mendjen sepse do të doja të mos isha kaq e varur ndaj tij.

Një nga problemet kryesore që hasim, është jetëgjatësia e tualetit. Sidomos në këto ditë që temperaturat janë tepër të larta dhe del nga shtëpia e freskët si zanë dhe kthehesh si shtrigan, as shtrigë jo.

Prandaj ne do t’ju tregojmë se çafrë duhet të bëni për t’a bërë këtë fatkeqësi sa më pak të dhimbshme. Jo shtrigan, por të paktën të ktheheni nëpër shtëpia si zonja.

Por kaq, sepse motin se ndryshojmë dot.

Mbani lëkurën të pastër

Qelizat e vdekura të lëkurës dhe sipërfaqja e saj me vaj mund të zbehin fondatinën. Kështu, duhet të aplikoni ndonjë mbrojtës me faktorë të lartë kundër diellit ose hidratant para se të lyheni me fondatinë. Nëse e aplikoni në lëkurë të thatë, fondatina bie brenda pak orësh.

Përdorni Primer

Një primer është fiksues make-upi që vepron si një bllok midis lëkurës dhe fondatinës. Përthith yndyrën e lëkurës dhe e lejon atë të marrë frymë.

Fondatina është baza

Baza e makeup-it është fondatina, ndaj duhet ta aplikoni shumë mirë me një furçë sintetike. Shtypeni butësisht në mënyrë që të fiksohet siç duhet dhe të qëndrojë sa më gjatë. Duhet të përdorni një lloj pudre pluhur me cilësi të mirë, sepse ajo arrin ta mposhtë edhe djersën.

Përpara se të aplikoni buzëkuqin, lagni buzët

Buzëkuqat me shkëlqim nuk qëndrojnë gjatë dhe në këto kushte, ato që janë mat janë alternativa më e mirë. Por, para se t’a aplikoni në buzë sigurohuni që t’i lagni ato fillimisht me pak ujë. Mund t’i ruani edhe në frigorifer, sidomos në ditët e nxehta.

Sekreti për të ruajtur vetullat

Në mënyrë që boja konturuese e vetullave të qëndrojë me gjatë, aplikoni një shtresë dhe më pas lëreni të thahet. Pastaj aplikoni një shtresë të dytë dhe kështu ajo do të rezistojë gjatë gjithë ditës.