“KUR SHTOVA MË THONIT FUÇI UTHULLE”/ Fifi tregon vuajtjet për të rënë në peshë: E vërteta është se… (FOTO) – AlpeGossip
“KUR SHTOVA MË THONIT FUÇI UTHULLE”/ Fifi tregon vuajtjet për të rënë në peshë: E vërteta është se… (FOTO)

“KUR SHTOVA MË THONIT FUÇI UTHULLE”/ Fifi tregon vuajtjet për të rënë në peshë: E vërteta është se… (FOTO)

Fifi tashmë ka një pamje të re. Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku e që ka sjellë disa nga baladat më të ndjera, vendosi që të humbte disa kile duke bërë kështu një ndryshim drastik në pamje.

Pavarësisht se duket në super formë, disa e kanë pëlqyer ndryshimin e të tjerë jo. Së fundmi një prej ndjekësve i shkruan Fifit se nuk i ka pëlqyer fakti që ka humbur kile. Këngëtarja iu përgjigj duke i treguar se ndryshimin e kishte të nevojshëm dhe nuk e ka bërë asnjë njeri.

“Kur shtova më thonit fuçi uthulle, tani që humba, s’po ju pëlqej. Po e vërteta është që s’e kam bo për asnjë njeri këtë ndryshim te vetja, as me më gjyku e me më tregu më mirë kështu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tim me ra dhe rashë. Flm”, shkruan Fifi.

Në një postim tjetër, këngëtarja tregon se ka mbajtur dietë dhe ka bërë edhe me hile. “Ndryshe nuk funksiononte tek unë”, shkruan Fifi duke qeshur.

E pyetur “A po të do ai djali që e ke fiksim, tani që ke ra në peshë”, Fifi iu përgjigj: “Atëherë më shumë”.