Gent Zenelaj fajëson Albano Bogdon, si shkaktar të sherrit me Jul Dedën, ama historia është krejt ndryshe – AlpeGossip
Gent Zenelaj fajëson Albano Bogdon, si shkaktar të sherrit me Jul Dedën, ama historia është krejt ndryshe

Gent Zenelaj fajëson Albano Bogdon, si shkaktar të sherrit me Jul Dedën, ama historia është krejt ndryshe

Gentian Zenelaj ka pranuar për herë të parë të japë versionin e tij të konfliktit me ish-kolegun Julian Deda. Në një intervistë për “Thumb”, Genti tregoi se pakënaqësitë kanë nisur në momentin që Ermal Mamaqi u largua nga “Apartamenti 2XL” dhe organizatorët e zëvëndësuan me aktorin Albano Bogdo. Ky zëvëndësim, nuk u prit mirë nga Genti, duke sjellë pakënaqësitë e para.

“Nëqoftëse një ditë do të ketë “SHBLSH” ata do jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Askush tjetër. Sa herë që tentonin të fusnin Albanon mua më krijohej konflikt. U thoja SHBLSH-at lëri, krijo “Apartamentin 2xl” pse tenton t’i riparosh. SHBLSH-at kanë filluar nga zero. Është për tu habitur por nëse do kishim një material, SHBLSH-at e mësojnë të tre bashkë për çerek ore. Sepse është alkimi. Nuk krijohet por vjen për shkak të një pune shumë të gjatë.”- tregoi Genti.

Sipas tij, shkak për largimin e tij drejt “Agon Channel” ishte edhe shkaqet ekonomike.

“Pastaj erdhi një moment kur unë isha i lodhur me televizione ku paguhesha pak. Isha i lodhur me televizione ku vonohej rroga. E pashë veten 10 vjet në televizion dhe s’isha i zoti të paguaja kredinë. Numëroja fundin e muajit. Pastaj erdhi Agon Channel. U kërkova të ngelemi miq, dy vite kalojnë shumë shpejt. Nuk e panë kështu. Më thanë o me ne, o me ata. Unë vazhdova jetën time ata të tyren. “,- përfundoi rrëfimin e tij Gentian Zenelaj.

Mirëpo burime për “iconstyle.al” tregojnë se shkak për prishjen e marrëdhënies së Julit dhe Gentit, ishte “tradhëtia” e këtij të fundit. Mësohet se oferta për t’u zhvendosur në ekranin e “Agon Channel” kishte ardhur fillimisht për Julian Dedën, por ky i fundit nuk ka pranuar të largohet pa mikun dhe kolegun e tij. Sakaq, Gent Zenelaj pranoi të braktisë “Apartametin XL” dhe nisi një epokë të re të karrierës televizive, duke lënë pas Julian Deda. Ky i fundit e konsideron se Genti e preu në besë, ndaj miqësia me të nuk mund të vazhdojë, bëjnë të ditur burimet për “iconstyle.al”.