“DO TA MBAJ MEND SA…”/ Ermal Mamaqi tregon se si vendosi t’i shkurtojë flokët në shtëpi – AlpeGossip
“DO TA MBAJ MEND SA…”/ Ermal Mamaqi tregon se si vendosi t’i shkurtojë flokët në shtëpi

“DO TA MBAJ MEND SA…”/ Ermal Mamaqi tregon se si vendosi t’i shkurtojë flokët në shtëpi

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte me Rudinën në ‘Tv Klan’.

Ai ka rrëfyer mes të qeshurash se si ka shkuar kjo periudhë karantinimi për të dhe familjen e tij, teksa nuk ka hezituar t’i bëjë sërish për të qeshur publikun.
Ermali ka pohuar mes të qeshurash se mënyra se si takohen njerëzit në shqipëri do të ndryshojë pas kësaj periudhe dhe njerëzit do të takohen me bërryla.
Mamaqi ka treguar po ashtu se ai dhe familja e tij janë ambientuar aq shumë sa nuk e dinë se si do ia bëjnë kur do duhet t’i kthehen punës.

Aktori i humorit nuk qëndroi pa cekur dhe vendimin për t’i qethur flokët, duke treguar se ishte një vendim i çastit i cili u përshtat dhe me situatën në të cilën ndodhej. Megjithatë ai shtoi se do ta mbante mend gjatë vendimin për t’i shkurtuar flokët vetë në shtëpi për shkak të situatës në të cilën ndodhet i gjithë vendi.