PERFORMANCË E JASHTËZAKONSHME/ Dua Lipa shkëlqen përkrah Calvin Harris në skenën e “Brits Awards” – AlpeGossip
PERFORMANCË E JASHTËZAKONSHME/ Dua Lipa shkëlqen përkrah Calvin Harris në skenën e “Brits Awards”

PERFORMANCË E JASHTËZAKONSHME/ Dua Lipa shkëlqen përkrah Calvin Harris në skenën e “Brits Awards”

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme ndërkombëtare vitet e fundit. Ajo arriti të “rrëmbente” 2 trofe, natën e ndarjes së çmimeve në ‘Grammy Awards’.

Së fundmi ajo ka shkëlqyer me perfomancën e saj në ‘Brits Award’, krah Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag N Bone.Katër këngëtarët mahnitën publikun gjatë perfomancës kur skena mori pamjen e natyrës.

Dua këndoi këngën ‘One Kiss’, nën pamjen e një parajse tropikale të krijuar posaçërisht për të në skenë.

Fansat janë mahnitur nga kjo performancë dhe kanë nxituar ta komentojnë dhe ta mbështesin Dua-n edhe në rrjetet sociale.