Xheni e “Big Brother 9” ka qenë një nga personazhet më të komentuar në media së fundmi, pas një lajmi se ajo ishte fejuar, kjo sepse ish-banorja shkruante në një postim se të afërmit e pyesin ku e ka të fejuarin, por as ajo vetë nuk e di ku ndodhet ai.
Pasi lajmi u përhap me shpejtësi në media e rrjete sociale, Xheni është rikthyer sot në Instagram pas disa ditëve që e mbante të mbyllur, për të sqaruar se nuk është fejuar.
“Faleminderit për urimet e fejesës, por burrin akoma nuk e kam njohur. Kur më fejoni të paktën ma prezantoni”, shkruan Xheni duke i hedhur poshtë thashethemet për fejesën.