NUK KENI FUQI DHE JENI TË STRESUAR? Këto janë shenjat e lodhjes kronike dhe si mund ta trajtoni – AlpeGossip
NUK KENI FUQI DHE JENI TË STRESUAR?  Këto janë shenjat e lodhjes kronike dhe si mund ta trajtoni

NUK KENI FUQI DHE JENI TË STRESUAR? Këto janë shenjat e lodhjes kronike dhe si mund ta trajtoni

Shpesh na ndodh që edhe nëse kemi fjetur sa duhet, jemi ushqyer shëndetshëm dhe dita sapo ka nisur- sërish të jemi të lodhur. Nëse keni vështirësi në realizimin e detyrave të thjeshta, nuk keni fuqi dhe jeni të stresuar, ka mundësi që të vuani nga lodhja kronike.

Shenjat e lodhjes kronike:

Keni vështirësi në përqëndrim
Harroni
Irritoheni shpejt
Detyrat e thjeshta ju duken shumë të vështira
Keni probleme me gjumin
Keni simptoma fizike të stresit si: dhimbje koke, tension apo rrahje zemre të përshpejtuara
Ndiheni të shkëputur nga bota, sikur jeni në ëndërr ose gjithçka është e mjegulluar
Përjetoni një “bllokim mendor”- ku thjesht nuk mendoni dot
Nëse keni disa prej shenjave të mësipërme, është mirë të bëni një vizitë të thjeshtë te mjeku. Si ta përballoni vetë?

Nëse keni shumë gjëra për të bërë gjatë ditës, bëni një listë prioritetesh në mënyrë që të plotësoni vetëm ato më të rëndësishmet. Hiqni dorë nga aktivitetet që ju bëjnë të palumtur. Mos krahasoni veten dhe rutinën tuaj me atë të njerëzve të tjerë.

Sigurohuni që shprehni emocionet tuaja, hani siç duhet dhe merrni sasinë e duhur të gjumit. Është e rëndësishme që mos të mbingarkoni veten tuaj.