MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Afërdita Dreshaj merr papritur dhuratën më të ëmbël nga bashkëshorti i saj (FOTO) – AlpeGossip
MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Afërdita Dreshaj merr papritur dhuratën më të ëmbël nga bashkëshorti i saj (FOTO)

MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Afërdita Dreshaj merr papritur dhuratën më të ëmbël nga bashkëshorti i saj (FOTO)

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kanë qenë bashkë prej kohësh, por vetëm vitin që lamë pas ata vendosën t’i jepnin fund beqarisë me një dasmë madhështore në Amerikë.

Si një çift i ri, ata dinë ta ndërthurin jetën e tyre profesionale me atë personale në mënyrë perfekte dhe gjithmonë ia dalin të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit. Afërdita e ka treguar shpeshherë se Jakub është një bashkëshort shumë i përkushtuar, pasi ai gjithmonë e surprizon modelen me dhurata të bukura.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku bashkëshorti i saj afrohet me një tufë me lule në dorë. “Vetëm sepse e dua shumë”, ka shkruar Afërdita, ndërsa në video dëgjohet të thotë: “Je bashkëshorti më i ëmbël”. Jo vetëm me njëri-tjetrin, por Jakub dhe Afërdita kanë një marrëdhënie shumë të mirë edhe me familjarët e tyre.