E VENDOSI NË SIKLET ALBIN/ Klaudia Pepa i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
E VENDOSI NË SIKLET ALBIN/ Klaudia Pepa i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen (FOTO)

E VENDOSI NË SIKLET ALBIN/ Klaudia Pepa i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen (FOTO)

Balerina e njohur Klaudia Pepa është kthyer në një ndër femrat më të komentuara të showbizit, e cila është përfolur shumë në media jo vetëm nga ana profesionale, por edhe për jetën e saj private.

Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ditën e sotme Klaudia ka bërë një video live ku ka komunikuar me fansat e saj. E pyetur nëse është single apo në një lidhje, Klaudia ka treguar për të gjithë se është ende single, ndërsa një tjetër ndjekës e pyet balerinën për ish-burrin e saj, Albi Nakon.

“Ku e ke Albin?”, e pyet ndjekësi të cilës Klaudia i është përgjigjur menjëherë duke përshëndetur publikisht ish-in e saj.

“Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin. Apo jo? Po po, se jemi të mira.”- thotë ajo teksa i drejtohet motrës së saj që ndodhej aty.

Burimi: InTV