NGROHËSE NË TROTUARE/ Këto janë vendet që praktikojnë këtë mënyrë – AlpeGossip
NGROHËSE NË TROTUARE/ Këto janë vendet që praktikojnë këtë mënyrë

NGROHËSE NË TROTUARE/ Këto janë vendet që praktikojnë këtë mënyrë

Islanda është një vend me klimë të ftohtë. Kur dimri mbërrin banorët gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u ngrohur.

Megjithatë teksa ecin në rrugë ata nuk e shmangin dot të ftohtin. Por me sa duket shteti ka menduar për ta. Në Islandë 10 vite më parë janë vendosur ngrohëse në trotuare dhe kjo ka habitur të gjithë botën.

Trotuaret janë prishur dhe si fillim është vendosur një shtresë me sistem ngrohje dhe sipër pjesa me të cilën do të mbulohen. Kjo mënyrë ngrohje funksionon me ujë të ngrohtë, i cili vjen nga një objekt gjigand i ndërtuar posaçërisht për këtë gjë.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë jo vetëm për t’u ngrohur, por edhe për të shkrirë dëborën.
Këtë gjë ka praktikuar edhe në Oslo, i cili është një nga vendet më të ftohta në Europë.